Sunday, June 14, 2015

Tbilisi në panik nga vërshimet: Ujqit, tigrat e luanët kanë dalë në rrugë (Video/Foto)

Tbilisi në panik nga vërshimet: Ujqit, tigrat e luanët kanë dalë në rrugë (Video/Foto)
Autoritetet e Gjeorgjisë thonë se nga vërshimet e shkaktuara gjatë natës në kryeqytetin Tbilisi, kanë humbur jetën tetë vetë dhe dhjetëra të tjera konsiderohen të zhdukur. Kopshti zoologjik i këtij qyteti, po ashtu, është vërshuar, me ç’rast tigrat, luanët, ujqit dhe shtazët e tjera, janë larguar nga kopshti. Tre punëtorë të këtij kopshti kanë humbur jetën.

Të reshurat e mëdha kanë filluar dje dhe kanë shkaktuar që lumi Vere ka dalur nga shtrati, duke vërshuar dhjetëra ndërtesa dhe automobila dhe duke i dëmtuar linjat e rrymës elektrike.

Kopshti zoologjik i këtij qyteti, po ashtu, është vërshuar, me ç’rast tigrat, luanët, ujqit dhe shtazët e tjera, janë larguar nga kopshti. Tre punëtorë të këtij kopshti kanë humbur jetën.

Disa nga shtazët janë zënë, por mbetet e paqartë se sa të tjer ende janë në ikje.
Rrjedhimisht, autoritetet kanë kërkuar që banorët e qytetit të qëndrojnë në shtëpitë e tyre.

Zyrtarë të qytetit kanë thënë se vlerësohet se dëmet janë afro 10 milionë dollarë.

KLIKO NE REKLAME PER TE PARE VIDEON NE VAZHDIM